“E provova teorinë e zogut”, Vivien nis lidhje dashurie?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Vivien Thano, ka ndarë së fundmi një postim në Threads që ka ndezur fort thashethemet për një lidhje të re në jetën e saj.

Ajo shkruan: “Provova ‘teorinë e zogut’ me dikë mbrëmë dhe ai e kaloi testin 🥰❤🥰.”

Ky postim lë të kuptohet se modelja mund të jetë në hapat e parë të një romance, duke testuar partnerin e saj të mundshëm në mënyrën më delikate.

“The Bird Theory” (Teoria e Zogut) është një koncept i popullarizuar në rrjete sociale, i cili në thelb bazohet në kërkimin thelbësor të Dr. John Gottman, një psikolog i njohur për studimet e tij mbi marrëdhëniet në çift.

Teoria ka të bëjë me “ofertat” (bids) dhe mënyrën si u përgjigjet partneri.

Kjo është thelbi i teorisë. Një “ofertë” është çdo përpjekje (verbale ose joverbale) nga një partner për të krijuar lidhje, vëmendje ose mbështetje me partnerin tjetër.

Në rastin e Vivienit, duke thënë se ai “e kaloi testin”, ajo tregon se partneri i saj i ri ka shfaqur vëmendje, prani emocionale dhe dëshirë për t’u lidhur, duke i dhënë rëndësi edhe vëzhgimeve të saj më të vogla.

Kështu, megjithëse Vivien nuk ka konfirmuar statusin e saj si “e lidhur”, postimi lë të kuptohet qartë se ajo ka gjetur dikë që i përshtatet standardeve të saj të reja të vëmendjes dhe i ka dhënë një dritë jeshile për vazhdimin e njohjes.

Mbetet për t’u parë nëse Vivien do të zbulojë së shpejti identitetin e misteriozit që arriti të kalojë provën e saj.