E pritshme: Pas Rozetës, Nagipit dhe Martinit, Kurti i del në mbrojtje edhe të pandehurit Faton Pecit pak orë pas intervistimit nga Prokuroria

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pasi u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë Speciale. Kjo u konfirmua  nga prokurori i rastit, Admir Shala.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, duke e cilësuar si më të mirin dhe suksesshmin, pavarësisht se i njëjti sot u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për korrupsion nga Prokuroria Speciale.

Sipas Kurtit, Peci ka qeverisur mirë me sektorin e bujqësisë.

“Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë. E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, ka shkruar Kurti.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar sot për rreth katër orë nga Prokuroria Speciale, si i dyshuar lidhur me aferën e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Pas intervistimit, Peci është liruar në procedurë të rregullt. E ndonëse janë bërë rreth tri orë që prej kur është liruar, Peci ende s’e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

Intervistimi i tij u bë pas bastisjeve që janë kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale në katër lokacione, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës lidhur me dyshimet me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Prokurori i rastit, Admir Shala sot gjatë ditës, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Në anën tjetër, nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë çdo informatë për çdo interesim që mund të ketë.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë.

Pas disa orësh përfundon intervistimi i Faton Pecit

edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale që përfshiu ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti “ministrin më shembullor të këtij mandati”.

Faton Peci u intervistua si i dyshuar, Gërvalla sulmon Prokurorinë Speciale: Inskenim i Blerim Isufajt