Shefat Isufi nuk kishte fat që ta fitonte titullin WBO në kategorinë super të mesme, pasi humbi me pikë nga boksieri anglez, Billy Joe Saunders.
Boksieri shqiptar e pati mundësinë ta fitonte meçin në raundin e gjashtë kur për pak sa nuk e nokautoi kundërshtarin, ndërsa britaniku e ka pranuar se ai ishte një moment shumë i vështirë për të.
“Ai më zuri në raundin e gjashtë. Isha në një moment të vështirë. Nuk kam zhvilluar një duel të rëndësishëm qe 14 muaj. Ai është i pari në WBO për ndonjë arsye, prandaj nuk ka dyshim se është i mirë”.
“Aftësia ime në boks gjithmonë do të më dërgojë përpara në këtë sport, kështu besoj. Më pëlqejnë meçet mëdha, emrat e mëdhenj”, ka thënë britaniku pas duelit.
Kjo ishte humbja e katërt në karrierë për Isufin, i cili ka regjistruar 27 fitore (20 me nokaut) dhe në dy raste është ndarë baras.