Menaxheri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, ka konfirmuar se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri.
“Ne morëm vendimin më të mirë të mundshëm”, tha portieri legjendar, transmeton GazetaBlic Sport.
Gattuso zëvendëson Luciano Spallettin në këtë pozicion, i cili u shkarkua për shkak të një nisjeje të dobët në kualifikueset e Kupës së Botës dhe një humbjeje 0:3 ndaj Norvegjisë në Oslo.
“Presidenti dhe Federata patën ditë mjaft të ngarkuara, plot me momente të ndryshme. Mendoj se në fund morëm vendimin më të mirë të mundshëm”, shtoi Buffon.
Azzurrët rikthehen në aksion me dy ndeshje të tjera kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në fillim të shtatorit, kur do të luajnë kundër Estonisë dhe Izraelit.
/GazetaBlic Sport/
The post Buffon konfirmon se Gattuso do të jetë trajneri i ri i Italisë appeared first on GazetaBlic.