Në një rrugë në afërsi të qytezës Humpty Doo, në Australi, është gjetur një gjarpër me tre sy.
Komisioni për Ruajtjen e Parqeve dhe Natyrës së Territorit të Veriut (NTPWC) ndau disa fotografi të gjarprit në fjalë, me një diametër prej 40 centimetrash, transmeton lajmi.net.
Gjarpri me tre sy, i cili njihet si i llojit ‘Monty Python’, për një kohë të shkurtër mori mijëra pëlqime.
Zyrtarët e NTPWC thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të faktorëve të mjedisit, por se i kishte ndodhur që nga lindja.
Më tej u njoftua se gjarpri tremujor i gjetur në mars ka përjetuar vështirësi në të ushqyer, i cili pas një kohe ka ngordhur.