E ardhmja e Antonio Rudiger te Real Madrid duket më e pasigurt se kurrë, aq më tepër pas perfomancës shumë të dobët të gjermanit në Kupën e Botës për Klube.
32-vjeçari ka pasur një rënie të dukshme të formës së dikurshme dhe tashmë nuk është më ai lideri i mbrojtjes madrilene, apo titullari i padiskutueshëm.
Kjo rënie e formës së tij ka hapur derën për një largim të mundshëm në verë. Në anën tjetër, Al-Nassr është gati të bindë gjermanin të transferohet në ligën arabe. Klubi saudit, i cili tashmë krenohet me disa lojtarë të njohur, e sheh Rudiger si një përforcim ideal për të vazhduar forcimin e projektit të tyre ambicioz.
Vetë lojtari po e konsideron seriozisht një ndryshim të ambientit, i vetëdijshëm se roli i tij në klubin madrilen mund të zvogëlohet në sezonin e ri, jo vetëm për shkak të formës së tij jo të mirë, por edhe për shkak të ardhjes së transferimeve të reja në repartin e mbrojtjes.
The post E papritur, titullari i Real Madrid drejt transferimit në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.