E papritur, dështon marrëveshja e Ancelottit me Brazilin

Edhe pse praktikisht gjithçka u ra dakord, Carlo Ancelotti prapë nuk do të bëhet trajner i Brazilit.

Siç është raportuar nga Fabrizio Romano, Marca dhe gazeta braziliane Globo, Ancelotti vendosi të negociojë me Brazilin pa dijeninë e Realit.

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) dhe Ancelotti kanë rënë dakord për të gjitha detajet e bashkëpunimit, dhe trajneri italian duhej të merrte përsipër drejtimin e ekipit kombëtar që në qershor.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, i premtoi Ancelottit të gjitha pagat që i takojnë sipas kontratës, por kur dëgjoi se Ancelotti kishte nënshkruar një kontratë me Brazilin pas shpine dhe u premtoi atyre se do të ishte trajner nga qershori, edhe pse ka një kontratë me Realin deri në korrik, u zhgënjye shumë.

Prandaj, Ancelotti është përballur me një problem të madh sepse tani Reali nuk dëshiron ta lërë të shkojë para përfundimit të kontratës së tij në korrik, dhe CBF nuk ka kohë të presë sepse dëshiron të ketë një trajner në vend që në qershor.

Megjithatë, Ancelotti nuk do të bëhet trajner i Brazilit dhe tani kandidati kryesor për këtë pozicion është Jorge Jesus.

Por Ancelotti nuk ka pse të shqetësohet për punën e tij. Ai thuhet se ka marrë tashmë një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 50 milionë euro në sezon.

Al-Hilal i ka ofruar trajnerit fitues të trofeut një pagë të pakthyeshme dhe duket se ky është destinacioni i radhës i Ancelottit. /Telegrafi/