E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder”

Ndeshja e Ligue 1, PSG-Angers, në debutimin e sezonit për skuadrën e Luis Enrique, ka sjellë një moment të pazakontë dhe të komentuar gjerësisht. Pas vetëm 20 minutash lojë, arbitri francez Hakim Ben El Hadj, 47 vjeç, u detyrua ta braktiste ndeshjen për shkak lëndimi në kofshën e majtë, pas një sprinti të gjatë.

El Hadj, që po arbitronte ndeshjen e tij të 185-të zyrtare, u përpoq të vazhdonte, por pas konsultimeve me federatën u bë e qartë se nuk mund t’ia dilte. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa në fushë hyri Mickawl Leleu, i katërti i ndeshjes, si arbitër kryesor.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte pamja e tij fizike. Leleu u shfaq me një trup të formësuar si “billder”, madje u shfaq i zhveshur (për t’u veshur me fanellën e re të kryesorit), duke shkaktuar buzëqeshje dhe ironinë e mediave sociale.

Image

Pjesa sportive e ndeshjes nuk mbeti larg nga emocionet. PSG fitoi 1-0, falë golit të Fabian Ruiz, ish-lojtar i Napolit, realizuar në fillimin e pjesës së dytë. Ndeshja u vështirësua për parizienët në pjesën e parë, pasi Dembele gaboi te penalltia, duke e komplikuar paksa situatën për kampionët francezë.

Leleu, gjatë 70 minutave që arbitroi, nuk pati vendim-marrje të mëdha, as kartonë të verdhë apo të kuq, duke e menaxhuar ndeshjen në mënyrë të qetë.

Ky episod u bë menjëherë temë e rrjeteve sociale, jo vetëm për golin e fitores, por kryesisht për “trupin e jashtëzakonshëm” të arbitrit zëvendësues, duke krijuar një moment të paharrueshëm në debutimin e PSG-së në shtëpi këtë sezon.

The post E pabesueshme në PSG-Angers. Dëmtohet arbitri kryesor, zëvendësohet nga një “bodybuilder” appeared first on Telesport.