Nuk ka fund momenti i keq për Liverpool-in këtë sezon. Kampioni në fuqi i Premier League po përballet me Nottingham Forest në “Anfield”, për javën e 12-të.
Miqtë e drejtuar nga Sean Dyche po udhëheqin 0-2. Murillo shënoi fillimisht për Nottingham në minutën e 33-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Igor Jesus gjeti sërish golin për miqtë aps dy minutash, por u anullua për prekje me dorë.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nottingham Forest, pjesa e dytë nis sërish me gol për miqtë. Mbrojtësi i ardhur nga Juventus, Nicolo Savona, gjeti rrjetën pas një kundërsulmi fantastik, të finalizuar me sukses nga italiani.
The post E PABESUESHME! Liverpool po turpërohet nga Nottingham Forest në “Anfield” (video) appeared first on Telesport.











