Sipas raportimeve nga “AS”, Carles Pérez, një ish-lojtar i Barcelonës, që u aktivizua me ekipin katalanas nga viti 2012 deri më 2020 dhe regjistroi 13 paraqitje me ekipin e parë, është shtruar në spital pas një sulmi brutal nga një qen.
Ngjarja ndodhi në qytetin grek të Selanikut, ku ai ndodhet i huazuar tek Aris nga Celta Vigo. Pérez po shëtiste qenin e tij, kur një qen tjetër e sulmoi. Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë, ai u kafshua në zonën gjenitale dhe pësoi plagë të thella.
Fatmirësisht, mjekët kanë përjashtuar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale dhe Pérez është kthyer në shtëpi, ku do të mbahet nën vëzhgim. Fillimisht u raportua se gjendja e tij ishte kritike, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.
Kujtojmë se Pérez ka shënuar dy gola me ekipin e parë të Barcelonës, një ndaj Interit në fazën e grupeve të Champions League, në vitin 2019, dhe një tjetër në fitoren 5-2 ndaj Real Betis në La Liga. Pas largimit nga Barça, ai ka luajtur për Romën dhe Celta, përpara se të transferohej tek Aris i Selanikut.
Për shkak të lëndimit, Pérez nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Aris kundër Araz-Naxçıvan PFK në “Conference League”. Aris duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë.
The post E PABESUESHME! Ish-futbollisti i Barcelonës në spital, u kafshua në organet gjenitale nga një qen appeared first on Telesport.