E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video)

Mbrojtësi tunizian Nader Ghandri u bë protagonist i një episodi surreal në ndeshjen Zenit-Akhmat Grozny për Kupën e Rusisë. Në minutën e 73-të, Ghandri shënoi për Akhmat, duke i dhënë shpresë ekipit të tij, por ndeshja përfundoi 2-1 për Zenitin. Në minutat shtesë, ai u përjashtua me karton të kuq dhe, duke shkuar në dhomën e zhveshjes, ia dhuroi fanellën nr.75 një tifozi.

Pak më vonë, VAR-i ndërhyri dhe kartoni i kuq u zëvendësua me të verdhë, duke e detyruar Ghandri t’ia rimerrte fanellën tifozit për ta vazhduar ndeshjen. Pas fundit të lojës, ia dorëzoi sërish tifozit fanellën, treguar qetësi dhe stil. Ky moment hyri në historinë e Kupës së Rusisë si një nga episodet më të çuditshme.

 

 

The post E pabesueshme! Ia dha fanellën tifozit, pasi u përjashtua me të kuq. VAR-i anulon gjithçka, skena surreale…. (video) appeared first on Telesport.