Një burrë nga Bostoni u kthye në shtëpi pas punës me djalin e tij dhe gjeti diçka të pazakontë.
Ai mendoi që shtëpia e tyre është grabitur, por pas inspektimeve të mëtejshme, ai zbuloi që nuk po mungonte asgjë dhe shtëpia e tij ishte e pastër.
Nate Roman jeton në Marlborough të Massaxhusetts. Roman i ka treguar CNN-it që ai kishte shkuar në punë në mëngjesin e 15 majit dhe pas punës mori djalin e tij nga shkolla, shkoi në shtëpi dhe gjeti derën e hapur.
“Djali im tha: ‘Baba dera ishte e hapur’. Kur hymë brenda pamë që diçka nuk ishte në rregull”, tha ai.
Ai kuptoi që dikush mund të kishte shkuar në shtëpi sepse dera që ai normalisht e mbanë të mbyllur ishte e hapur. Roman kishte shkuar lartë për të kontrolluar edhe pjesën tjetër të shtëpisë, transmeton Koha.net.
Ai pa dhomën e djalit të tij, e cila po ‘mbytej’ kur e kishin lënë në mëngjes dhe tash ishte krejtësisht e rregullt.
Ai e ka telefonuar menjëherë Policinë dhe ata e morën shumë me seriozitet incidentin. Ata e kontrolluan shtëpinë për t’u siguruar që askush nuk ishte aty.
Policia i tha CNN-it që kanë folur me komshinjtë dhe askush nuk kishte parë asgjë të dyshuar. Nuk ka të dyshuar.
“Asnjë krim nuk ka ndodhur, asgjë nuk mungonte ose nuk ishte e dëmtuar, kështu Policia kanë shumë pak prova për të vazhduar”, tha Roman.
Më vonë, ai zbuloi trëndafila të bërë nga letra higjienike, një detaj që e bëri të dyshonte se kjo ishte ndoshta punë e një profesionisti. Teoria e tij është se një shërbim pastrimi erdhi në një adresë të gabuar, por kuzhina e tij ishte e paprekur, gjë që e bën të dyshojë.