E pabesueshme: Facebook-u shpejt do të ketë më shumë përdorues të vdekur sesa të gjallë

Brenda 50 viteve, përdoruesit e Facebook që do të ndërrojnë jetë, mund të jenë në një numër më të madh se ata që do të jenë gjallë, sipas rezultatit të një studimi nga Instituti i Internetit në Oksford mbi bazën e një skenari që aktualisht është vetëm një hipotezë.

”Në vitin 2100 nëse rrjeti social nuk tërheq më shumë abonentë dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime, së paku 1,4 miliardë përdorues do të jenë të vdekur dhe në vitin 2070 përdoruesit e vdekur në Facebook do të jenë më të shumtë se ata të gjallë”, thanë studiuesit.

Aktualisht, platforma, e themeluar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg, ka 2,2 miliardë përdorues.

Kohët e fundit, Facebook ka njoftuar se do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar profilet e njerëzve që kanë vdekur, në mënyrë që të shmangin, për shembull, njoftimin e miqve për ditëlindjen e atyre që nuk ekzistojnë më.