E PABESUESHME! Erik ten Hag shkarkohet pas vetëm dy ndeshjeve në Bundesliga

Karriera e Erik ten Hag te Bayer Leverkusen përfundon papritur, pas vetëm dy ndeshjeve në Bundesliga (2025-2026). Shkak u bë barazimi 3-3 ndaj Werder Bremen, që luante me 10 lojtarë, teksa Leverkusen shpërdoroi avantazhin 3-1, duke pësuar kolapsin e papritur.

Pas kësaj ndeshjeje si shkak, drejtuesit e klubit vendosën të ndahen me trajnerin holandez, i cili drejtoi vetëm dy ndeshje zyrtare në kampionat. Në një komunikatë zyrtare, Leverkusen njoftoi: “Bayer 04 Leverkusen ka vendosur të ndahet menjëherë me trajnerin Erik ten Hag. Deri në një vendim tjetër, stërvitjet do të udhëhiqen nga stafi ndihmës i trajnerit”.

Kjo është një lajm befasues, duke pasur parasysh reputacionin e Ten Hag si ish-trajner i Manchester United, por tregon presionin e madh në Bundesliga dhe pritshmëritë e larta për skuadrën gjermane në fjalë.

The post E PABESUESHME! Erik ten Hag shkarkohet pas vetëm dy ndeshjeve në Bundesliga appeared first on Telesport.