Chelsea ka befasuar jo pak pasditen e sotme duke barazuar 1-1 në “Stamford Bridge” ndaj Burnley, e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.
“Blutë” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku pas një topi të gjatë të Moises Caicedo dhe asistit të Pedro Neto, ishte Joao Pedro që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët.
Në pjesën e dytë, nga minuta e 72-të, Chelsea mbeti me një lojtar më pak, pas Wesley Fofana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në minutat shtesë, ndodhi befasia e madhe. Zian Flemming shënoi golin e barazimit për Burnley, që doli nga ky takim me 1 pikë. Armando Broja nuk ishte i grumbulluar për këtë takim, për shkak dëmtimi. Chelsea momentalisht renditet në vendin e 4-të me 45 pikë, ndërsa Burnley në vendin e parafundit me 19 pikë.
Në dy sfidat e tjera, Aston Villa barazoi në fund të kohës së rregullt 1-1 ndaj Leeds. Për miqtë shënoi Anton Stach në minutën e 31-të me një goditje dënimi perfekte. Tammy Abraham barazoi shifrat në minutën e 88-të. Brentford u mund në shtëpi 0-2 nga Brighton.
The post E PABESUESHME! Chelsea befasohet në shtëpi nga Burnley, Broja në infermieri. Abraham shpëton Aston Villa-n nga humbja (video) appeared first on Telesport.









