E PABESUESHME! Barcelona humbet një “diamant”, ylli i ri transferohet te PSG dhe firmos deri në 2030

“L’Équipe” e bën zyrtare. Dro Fernandez largohet nga Barcelona dhe firmos për PSG-në deri në vitin 2030. 18-vjeçari i pakënaqur me minutat e pakta te katalanasit ka vendosur të largohet dhe pse ka patur shumë ekipe të interesuara, ka zgjedhur PSG-në.

Vendimtar ka qenë bisede direkte me Luis Enrique, i cili mesa duket e ka bindur të transferohet në Francë. Dro Fernandez mund të luajë si mesfushor sulmues, si anësor, apo edhe si sulmues i mirëfilltë. Ai debutoi në La Liga këtë sezon, por ka luajtur si zëvendësues dhe është aktivizuar vetëm 89 minuta në total, gjë që e ka lënë të pakënaqur.

Transferimi te PSG shihet si një hap i madh në karrierë për djaloshin e ri spanjoll. Luis Enrique dihet për “dashurinë” që ka ndaj talenteve të reja dhe për mundësitë e mëdha që iu jep atyre. PSG ka paguar te kalanasit shifrën 6 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit në rast largimi.

The post E PABESUESHME! Barcelona humbet një “diamant”, ylli i ri transferohet te PSG dhe firmos deri në 2030 appeared first on Telesport.