Pritej të ishte një ndeshje e lehtë për Arsenalin, transferta ndaj Wolves, për javën e 27-të në Premier League, por nuk ka rezultuar aspak e tillë. Arsenal ka barazuar 2-2 ndaj Wolves të vendit të fundit, duke lënë dy pikë ndaj një ekipi që sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.
Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për londinezët, të cilët gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një krosimi të Declan Rice, ishte Bukayo Saka që dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Piero Hincapie dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Gabriel. Ky është goli i parë për mbrojtësin ekuadorian me fanellën e Arsenalit. Në minutën e 60-të, vendasit u rikthyen në lojë falë një goli spektakolar në kufijtë e zonës së rreptësisë, me një goditje klasi nga Hugo Bueno.
Në minutat shtesë, goditja e fuqishme e Tom Edozie brenda zonës, përfundoi në portën e David Raya, që në fakt u konsideruar autogol i Riccardo Calafiorit, pas prekjes së italianit në fund.
Rezultati final 2-2. Arsenal shpërdoron avantazhin e dyfishtë dhe tani vë në rrezik vendin e parë, pasi Manchester City është vetëm 5 pikë larg, por me një ndeshje më pak.
The post E PABESUESHME! Arsenal nuk fiton dot as ndaj vendit të fundit dhe shkatërron fatin e sezonit me duart e veta (video) appeared first on Telesport.










