Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht, duke mposhtur 0-2 Stuttgart në transfertën e luajtur në “MHPArena”, e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, pa ndonjë rrezik serioz për secilin nga të dy ekipet. Edhe pjesa e dytë ishte në të njëjtin ritëm, por surpriza ndodhi në minutat shtesë, aty ku Dortmund shënoi dy gola me dy lojtarë të futur si zëvendësues në pjesën e dytë.
Nga 5 minuta shtesë që u dhanë, në minutën e tretë ishte Karim Adeyemi që zhbllokoi shifrat dhe gjeti rrjetën me një goditje të bukur brenda zonës.
Në minutën e fundit shtesë, ishte Julian Brandt që vulosi fitoren 0-2, pas asistit të Fabio Silva. Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, 9 pikë më pak se Bayerni kryesues. Stuttgart mbetet në vendin e 4-të me 53 pikë.
The post E pabesueshme ajo që ndodhi në “MHPArena”, Dortmund shënon dy gola kur pritej vërshëllima e arbitrit (video) appeared first on Telesport.










