Lëvizja Vetëvendosje po provon ta normalizoj shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke iu referuar deputetëve të vet, ish-ministra si ‘ministri dhe deputeti’… Në një postim në Facebook Vetëvendosje iu referua Faton Pecit, me dy poste: ekzekutiv dhe legjislativ – kjo antikushtetuese. “Deklarimi i ministrit, deputetit, Faton Peci”, ka shkruar Vetëvendosja.


Është krejt e thjeshtë, Kushtetuta Kosovës (Neni 72) –e ndalon bartjen e dy pushteteve: atë legjislativ dhe ekzekutiv në të njëjtën kohë. Tjetra, s’mund të jesh edhe ministër që i përgjigjesh Kuvendit, edhe deputet që i kërkon llogari ministrit. Sepse do t’i përgjigjeshe vetës, apo jo? Apo do ta mbaje përgjegjës vetën?


Reagime
Ideja e Vetëvendosjes që t’a shtrij një gjë të tillë në dikskus, që më vonë të duket krejt normale, se një njeri i vetëm mund të jetë edhe ministër edhe deputet, nuk kaloi pa reagime.
Ishte deputetja e LDK-së dhe Nënkryetarja e Lidhjes Demokratke të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila reagoi duke lexuar se kjo parti po shkon “Versus” (kundër) Kushtetutës së Kosovës.
“LVV versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, shkroi Bajrami.
Ditë më parë LDK dërgoi 17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tij të zgjedhur deputetë – të cilët që nga 27 marsi, ani pse janë certifikuar si deputetë nga KQZ, vazhdojnë të ushtrojnë edhe postet ministrore.
Edhe gazetari Lirim Mehmetaj poashtu nuk e la Pecin e VV-në, të kapërcejnë lehtë.
Ai në postim bashkëngjiti Nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës ku shprehimisht ndalohet bartja e dy pushteteve: ezkekutiv dhe legislativ, duke shkruar ndër të tjera se “Gjejeni nje vend tjeter ne bote ku shkilet kaq krenarisht esenca mbi te cilen qendron krejt organizimi shteteror”.
Për më tepër, Faton Peci në intervistën ku paraqitej si deputet e ministër njëkohësisht, fliste për shkelje kushtetuese nga opozita, sipas tij sepse nuk po e votojnë procedurën për votim të fshehtë.
Çka ndohi tjetër në Kuvend?
54 duar u ngritë lartë për të – tre më pak se më parë – për çka Albulena Haxhiu sërish nuk kaloi si e nominuara e Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit.
Kjo në episodn e 14’të të serisë çdo 48 orëshe të dështimit të seancës konstitutive.
Pa vota të ligjëvënësve në favor të saj, Haxhiu fajësoi partitë ish-opozitare se pse nuk po e votojnë: “Sjellje shumë destruktive, shumë papranueshme”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht nga virtyti i moshës, Avni Dehari, mbylli seancën kundër logjikës procedura dhe ligjore, pasi dështoi propozimi për votimin e fshehtë për Haxhiun.
Siç pretendojnë ata: pasi Haxhiu dështoi me votim të hapur, ajo do të mund të merrte vota nga parti tjera politike “vullneti politik i të cilëve është i ndryshur” nga partitë tjera.
“Duhet të dalim nga kjo situatë, ne kemi propozuan votim të fshehtë, është shumë demokratik. Këta po refuzojnë. Sjellje e papranueshme dhe shumë destruktive”, tha Haxhiu.
Pasi dështoi dhjetëra herë që të sigurojë votat e nevojshme, Haxhiu nuk la të kuptojë se do të zbrapset nga kandidatura e vet, situatë kjo që ka lënë kuvendin në vendnumëro.
“Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe të papranueshme, është përgjegjësi e të gjithëve, dhe e tyre që të konstituojnë kuvendin”, tha ajo.
- Nuk i ka votat, as nuk do t’i ketë…
Kësht tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili betonizimn e Vetëvendosjes në emrin e Haxhiut e sheh veçse si fshehje të Vetëvendosjes nga arsyeja reale: se nuk kanë vota që Kurti të jetë kryeministër.
“Po e mban shtetin peng”, tha Krasniqi për Albin Kurtin.
“Ajo çka po bën Kurti dhe VV është e kundërta e vullnetit të votuesve ; po e mbajnë shtetin peng për hir të Albulena Haxhiut për të cilë po ngulin këmbë, paçka se secili e di që ajo s’ka mbështetje e vota”.
“Për Kurtin Haxhiu më e rëndësishme se 1 milion qytetarë…Me këtë qasje dhe arbitratet do të mbesin pa institucione, sepse Albn Kurti nuk i ka numrat për t’u bërë kryeinistër, dhe po na mban peng këstu”, tha ai.
Referuar deklarimit të djeshëm të Kurtit se nuk ka as krizë as vakum institucional në vend, Krasniqi e vlerësoi për “tallëse” dhe se e kundërta, sipas tij, është e vërtetë.
“Është deklaratë tallëse nga Kurti, sepse ka krizë që po thellohet çdo ditë – nëse kjo nuk është krizë, nuk di çka pret ai, se nuk na godet ndonjë meteor nga qielli, por kemi fatkeqësi institucionale. Haxhiu nuk i ka as s’do t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit”.
Faton Peci nga “Guxo” tha se partitë ish-opozitare me mospjesëmarrje në votim “po konsumojnë shkelje kushtetuese dhe ligjore”.