Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar, 18-vjeçari shënoi 12 gola dhe dha 4 asiste në 40 ndeshje në të gjita kompeticionet për Porton.
Barcelona dhe Real Madrid janë dy nga disa klubet e mëdha në Europë që interesohen për yllin e ri portugez, por e ardhmja e tij mund të jetë drejt Arabisë Saudite.
Al-Ittihad ka nisur kontaktet zyrtare me Porton për transferimin e Rodrigo Mora. Kampioni në fuqi i Arabisë Saudite është i gatshëm të paguajë klauzolën 70 milionë euro që ka vendosur Porto për 18-vjeçarin.
Ndërkohë, agjenti i Rodrigo Mora, Jorge Mendes, është në qendër të diskutimeve. Ai po negocion drejtpërdrejt me të dyja palët për të gjetur një zgjidhje që kënaq si lojtarin ashtu edhe klubin.
The post E ndjek Barcelona dhe Reali, por “diamanti” i ri i Europës drejt transferimit në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.