E mundi Fiorentinën me penallti inekzistente, Allegri: Gjëra të tilla që ndodhin në futbollin italian

Massimiliano Allegri komentoi polemikat e pas ndeshjes Milan-Fiorentina 2-1, të vendosur nga penalltia e kontestuar për kontaktin Parisi-Gimenez, që sipas AIA nuk duhej dhënë dhe as rishikuar nga VAR-i. “Nuk ka asgjë të veçantë, këto gjëra kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin gjithmonë në futbollin italian. Janë vendime subjektive.

Kur janë kundër nesh, zemërohemi më shumë; kur janë pro nesh, jemi më të lumtur. Me ritmin e sotëm në fushë, është e vështirë të vendosësh. Sipas UEFA-s, 30-40 vite më parë një lojtar kishte 2 sekonda kohë për të menduar pas pasimit, sot ka vetëm gjysmë sekonde. Edhe fiziku ka ndryshuar, mesatarisht lojtarët janë 10 cm më të gjatë”, – tha Allegri.

Për Gimenez, pas akuzave për simulim, trajneri kuqezi u shpreh: “Është stërvitur mirë, në formë të mirë dhe më i qetë. Do ta gjejë shpejt golin”. Sa i përket presionit te Milani, shtoi: “Nuk e di nëse ka maturitet, duhet ta tregojë kundër Pisa”.

The post E mundi Fiorentinën me penallti inekzistente, Allegri: Gjëra të tilla që ndodhin në futbollin italian appeared first on Telesport.