Mendimi Rugova përmes emisionit “Kosova Live” ka sjellë parashikimin për ditët në vijim ka paralajmëruar se nesër pritet rikthim i reshjeve të borës.
“Të mërkurën parashihet mot kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore, e në disa zona edhe reshje të përziera me shi gjatë ditës. Përveç reshjeve, era do të jetë më e fuqishme, kryesisht nga juglindja, me shpejtësi që mund të arrijë mbi 15 m/s, ndërsa në zonat malore priten hove edhe më të forta.”- ka thënë ai.










