Një studiues i sigurisë ka krijuar një kabllo të rreme të Iphone e cila mund të lejoj që hakeret të gjejnë mënyrën e shkeljes në kompujterin tuaj.
Kabllot Apple përdoren për të lidhur paisjet si Iphone, Ipads, me kompjuter, madje shpesh edhe për të mbushur telefonin me bateri kur nuk keni karikues afër.
Çfarëdo kompjuteri mund të preket nga hakerat përmes kësaj kabllo false dhe të rreme, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Kur futni një paisje teleofonike në një kompjuter, një mezash shfaqet në telefonin tuaj duke ju pyetur se a dëshironi të i besoni këtij kompjuteri apo jo. Mirëpo, kur Motherbard provoi këtë kabëll, një haker në mënyrë të menjëhershme hapi telefonin e tij duke ia hakuar.
Nëse një haker ka marr kontroll në kompjuterin tuaj, ata munden ta rikonfikurojnë të gjithë sistemin dhe programet që gjenden në paisjen tuaj. Gjëja më e frikshme eshtë se ju nuk mund ta shihni që kjo gjë është duke ndodhur deri në momentin kur ju e tërhiqni nga kompjuteri telefonin tuaj.
Por nuk duhet të shqetësoheni vetëm për kabllot false, ky studiues ka treguar se kjo mund të ndodh edhe me kabllot origjinale.