“Como Women” ka zyrtarizuar emërimin e Paolo Tramezzanit si trajner i ri i ekipit të parë, me kontratë deri në qershor 2028. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Tottenham, krahu i djathtë i De Biasi në kombëtaren tonë kuqezi, që u kualifikua në “Euro 2016” për herë të parë në histori, vjen pas një karriere të pasur ndërkombëtare në pankinat e klubeve në Zvicër, Kroaci, Arabinë Saudite dhe Qipro, ku fitoi kampionatin me APOEL Nikosia në sezonin 2018-19.
Klubi, përmes drejtorit Nicola Verdun theksoi se profili i Tramezzanit është ideal për të valorizuar një skuadër me shumë lojtare ndërkombëtare, falë lidershipit dhe përvojës së tij në ambiente multikulturore. Trajneri shprehu entuziazmin për projektin afatgjatë: “Ishte një zgjedhje e menduar mirë, e ndarë me familjen dhe e thelluar me klubin.
Kam gjetur harmoni të madhe me shoqërinë për të tashmen dhe të ardhmen. E shoh futbollin si projekt, jo vetëm për të tashmen, por edhe në perspektivë. Synimi im është të rritet klubi dhe vajzat, duke ndërtuar një rrugë solide e të qëndrueshme. Përvoja jashtë vendit më ka dhënë një mentalitet ndërkombëtar, thelbësor për një realitet si Como e femrave”.
The post E mbani mend Paolo Tramezzani? Krahu i djathtë i De Biasi merr drejtimin e Como, për femra appeared first on Telesport.










