Të martën herët në mëngjes pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu në shumë zona të vendit, lokalisht edhe rrebeshe të shoqëruara me rrufe. Në zonat e larta malore reshjet do të jenë në formë bore.
Që paradite, moti do të përmirësohet ndjeshëm, me ndërprerje të reshjeve dhe kalime me vranësira të pjesshme, ndërsa pasditja sjell edhe më shumë kthjellime.
Era do të fryjë nga veriu, me intensifikime në kalimin e frontit, duke arritur shpejtësi 15–55 km/h.
Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 9°C në orët e mëngjesit dhe 11 deri në 15°C në mesditë, raporton Meteo Kosova.









