E lindur dhe rritur në Gjermani, studion shkencat politike në Hanover, ka botuar librin e saj të parë, por kryesorja Kosovën nuk e harron

Është Elonë Beqiraj. E lindur dhe e rritur në Gjermani. Aktualisht është duke ndjekur studimet bachelor në Shkencat Politike në Hanover. E megjithatë ajo gjithmonë kishte ëndrrën që një ditë të kontribuonte në zhvillimin e mëmëdheut të saj.

Interesi i saj qëndron në të mësuarin rreth mënyrave dhe mundësive se si diaspora me aftësitë dhe njohuritë e saj mund të mbështesë progresin e zhvillimit të Kosovës.

Në nëntor të 2019 ajo do të publikojë librin e saj të parë – një koleksion poemesh – që kryesisht tregon përvojën e të qenit emigrant dhe jeten mes dy shteteve.

Në vitin 2016, angazhimi vullnetar i Elonës u shpërblye me çmimin “Young-Women-In-Public-Affairs-Award (YWPA)” (“Gratë e reja në punë publik”) nga organizata Zonta në qytetin e saj Verden, ku ajo u angazhua për përfshirjen sociale të refugjatëve.