Trajneri Carlo Ancelotti sqaroi arsyet e përjashtimit të Neymar, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme nga Federata Braziliane e Futbollit që e kishte lidhur përjashtimin e sulmuesit të Santos me gjendjen e pamjaftueshme fizike.
“Vendimi im bazohet në atë që ai po bën dhe performancat e tij, lëndimet nuk kanë të bëjnë fare me këtë. Fakti mbetet se vlera e tij teknike nuk është vënë kurrë në dyshim“, tha Ancelotti për mediat braziliane.
Kontradiktat mes trajnerit Italian dhe sulmuesit filluan pas ndeshjes Santos-Fluminense, kur Neymar deklaroi se ishte fizikisht i aftë, duke fajësuar në mënyrë implicite Seleção-n se nuk ishte e qartë në lidhje me arsyet e përjashtimit të tij.
Tani do t’i takojë Ancelotti ta menaxhojë më së miri këtë situatë delikate, duke pasur parasysh rëndësinë që Neymar ka pasur në rotacionin e ekipit brazilian për vite me radhë.
The post E la jashtë kombëtares, polemika mes Neymar dhe Ancelotti, trajneri zbulon arsyen e përjashtimit appeared first on Telesport.