E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

Portieri i njohur italian ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze.

Donnarumma do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’I kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”.

Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Guardiolës, që kërkon të forcojë prapavijën dhe të konkurrojë në të gjitha frontet këtë sezon.

The post E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm appeared first on Telesport.