E kryer: Courtois dhe Diaz do të rinovojnë me Real Madridin

Drin Ymeri, sulmuesi kosovar sot ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Suharekës.

Ymeri kaloi sezonin e fundit tek Suhareka, por nuk arriti të gjente shumë hapësira, ku në fund të sezonit vendosi edhe të shkëpusë marrëveshjen me ekipin.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport, klubi gjakovar, Vëllaznimi ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin.

Vëllaznimi ka filluar të lëvizë në merkato dhe ka kontaktuar disa lojtarë, e në mesin e tyre edhe Ymerin.

Sulmuesi ka biseduar me klubin gjakovar, teksa kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe disa detaje, teksa për të ka edhe interesime nga klube tjera.

/GazetaBlic Sport

The post Skuadra e Vëllaznimit me interesim konkret për sulmuesin Drin Ymeri appeared first on GazetaBlic.