E kritikuan pse u takua me Trump, motra e CR7 shpë*then ndaj portugezëve: Si Krishti kur u tradhtua nga Juda…

Takimi mes Cristiano Ronaldos dhe Donald Trump shkaktoi habi dhe reagime të forta. Në internet dhe në disa studio televizive, veçanërisht në Portugali, kritikat ishin të shumta. Shumë e kritikuan 5 herë fituesin e “Topit të Artë” për faktin se qëndroi i qeshur pranë një figure politike shumë kontraverse.

Disa madje u pyetën se çfarë do të bënte një futbollist, aq ikonë sa ai, në Shtëpinë e Bardhë, përveçse si përfaqësues i Arabisë Saudite, duke qenë se ishte shoqëruar nga princi i kurorës saudite.

Mes të gjithë kritikave, një zë u ngrit për ta mbrojtur Ronaldon, motra e tij, Kátia Aveiro. Ajo shprehu indinjatën ndaj një pjese të popullit portugez, duke e krahasuar trajtimin ndaj Cristianos me atë që Juda i bëri Jezusit:

President Donald Trump meets with Cristiano Ronaldo in the Oval Office –  The White House

“Cristiano nuk ka pasur nevojë për favore, parti politike, ideologji apo fjalime të orkestruara. Ai ka pasur vetëm nevojë për punë, diçka që shumë nga kundërshtarët e tij nuk e njohin. Ai ka ndërtuar një karrierë që asnjë emision televiziv, asnjë marionetë opinioniste apo ekspert nuk mund ta riprodhojë.

Ai shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe ju e bëtë dramë të madhe. Hipokritë! Reagimet tuaja ishin kaq të ekzagjeruara, sa duket sikur ai po shpallte fundin e botës. E përsëris: jeni hipokritë!

Kur Ronaldo bën diçka jashtë mendësive tuaja të vogla, veproni sikur gjithë planeti rregullohet sipas ndjeshmërisë suaj politike. Për disa, një vizitë në Shtëpinë e Bardhë është krim diplomatic, moral, shpirtëror dhe galaktik.

Por më qesharakja është se mendoni se kjo do t’i njollosë imazhin. Vërtet mendoni se një burrë 40-vjeçar, që mban Portugalinë mbi shpatulla prej mbi 20 vitesh, që ka shpëtuar nga varfëria dhe ka ndërtuar një perandori pa marrë favore, pa marrë bukë nga goja e askujt, pa vjedhur…, do të humbasë një neuron duke u shqetësuar për çfarë thonë disa njerëz në internet?!

Cristiano Ronaldo Shines at the White House as Trump Is Captivated by His  Presence | beIN SPORTS

Cristiano Ronaldo ka bërë më shumë për Portugalinë sesa çdo emision debati, konferencë, komentator apo ndonjë njeri që ankohet online. Ai e ka vendosur Portugalin në tryezën e më të mirëve… Ju më kujtoni mënyrën si u trajtua Krishti nga Juda.

Fatkeqësisht, vendi im është një model Jude! Sigurisht, nuk po flas për të gjithë, por ky dëshpërim po arrin një nivel të mëshirshëm. Ky vend, fatkeqësisht, ka shumë për të mësuar, sepse ka zili dhe mendjemadhësi. Është e shëmtuar, e shëmtuar, e shëmtuar. Është e shëmtuar si kartëvizitë”.

The post E kritikuan pse u takua me Trump, motra e CR7 shpë*then ndaj portugezëve: Si Krishti kur u tradhtua nga Juda… appeared first on Telesport.