E konsiderojnë Florian Wirtz i ri, ja “dhurata” e fundit e Xabi Alonsos për Leverkusenin

Në Leverkusen nuk ka mbetur pothuajse asnjë gjurmë nga skuadra që fitoi Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në vitin 2024 me Xabi Alonson në stol. Revolucioni me 17 largime dhe 20 afrime mbart edhe firmën e trajnerit spanjoll, i cili dha “bekimin” e tij për një talent të ri, Ibrahim Maza (Berlin, 24 nëntor 2005), i konsideruar pasuesi i Florian Wirtz.

“Fola me të. Ka cilësi të ndryshme, është shumë i mirë mes linjave dhe ka potencial të madh. Është i ri, por i pjekur. Një blerje shumë e mirë për klubin”, – tha Alonso. Mesfushori ofensiv algjerian, i blerë për 12 milionë euro, theksoi: “Jam mirënjohës për çmimin e blerjes sime, por dua të përqendrohem vetëm te futbolli”. Ai i refuzon krahasimet me Wirtz: “Më pëlqen të luaj si ‘10’. Nuk dua të krahasohem me Flo, por shpresoj të arrij në nivelin e tij një ditë”.

I njohur si “Ibo”, Maza erdhi nga Hertha, ku shënoi 7 gola dhe dha 5 asistime në 36 ndeshje. Shokët e rinj e kanë vlerësuar menjëherë. Schick e quajti “një lojtar vërtet të mirë”, ndërsa Hofmann dhe Rolfes besojnë se, me kohën, ai mund të bëhet “një nga sulmuesit e rinj më interesantë të Europës”.

The post E konsiderojnë Florian Wirtz i ri, ja “dhurata” e fundit e Xabi Alonsos për Leverkusenin appeared first on Telesport.