Është konfirmuar data për meçin e shumëpritur për unifikimin e titujve të peshave të rënda në boks mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker, meç ky që pritet të zhvillohet me datë 31 mars 2018.
Sipas mediumit anglez Sky Sports, lufta në mes të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars
Joshua dhe Parker ka rënë dakord për të vënë rripat e IBF, WBA Super, IBO dhe WBO të gjitha në një garë të madhe boksi.
Kjo pasi fituesit dëshirojnë të jetë unifikues i gjithë titujve të boksit në kategorinë e rëndë, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në botë që nga Lennox Lewis, i cili u bë në vitin 1999.
Pas dy muaj bisedimesh të forta, gara pritet të gjenerojë më shumë se 35 milionë funte, ndërsa fitimet pritet të jenë 60 për qind për Joshuan dhe 40 për Parkerin.