E konfirmon policia: Këmbësori vdiq pasi u godit nga vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në lokacionin e njohur si tek semaforët në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull.

“Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njesitet kompetente policore”, tha ai.