E konfirmon Ministri Taravari: Nuk ka shqiptarë të lënduar në Toçan

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Toçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur e 155 të tjerë të lënduar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë shqiptar.

“Jo, nuk ka shqiptarë në mesin e të lënduarve. Të gjithë janë bashkëqytetarë tanë maqedonas”, tha Taravari.

Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj pronarëve të klubit të natës.