E kishte parashikuar Pogba, shënoi 2 gola. Ansu Fati nuk iu beson syve: A është e vërtetë apo jo?!

Monaco fitoi 5-2 ndaj Metz dhe u ngjit në krye të Ligue 1 me 12 pikë, bashkë me Strasburgun, Lyonin dhe PSG-në (në pritje të sfidës së parizienëve ndaj Marsejës së De Zerbit). Protagonisti kryesor ishte Ansu Fati, i rilindur në Principatë, autor i 3 golave në pak ditë mes Champions-it dhe kampionatit.

Ish-talenti i Barcelonës, dikur i quajtur pasardhësi i Messit në moshën 16-vjeçare, u pengua nga dëmtimet, por tani në moshën 22-vjeçare, në huazim te Monaco, po rigjen veten. Në fitoren ndaj Metz-it, ai shënoi një dygolësh të parashikuar nga Paul Pogba, i cili në një video “virale” i kishte thënë stafit: “Ansu Fati do të hyjë dhe do të shënojë dy gola”.

Pas ndeshjes, Fati i habitur pyeste: “Është e vërtetë apo jo? Dy gola! Është magjistar!” Ky episod tregon edhe rolin e Pogba si lider në dhomat e zhveshjes, ndërsa Fati duket se ka gjetur më në fund rikthimin e shumëpritur si protagonist.

The post E kishte parashikuar Pogba, shënoi 2 gola. Ansu Fati nuk iu beson syve: A është e vërtetë apo jo?! appeared first on Telesport.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.