E kërkon Real, trajneri i Chelsea flet për argjentinasin: Kur je lojtar i klasit botëror gjithmonë do të ketë spekulime

Në prag të ndeshjes në Champions League kundër Pafos, trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, i ka varur shpresat e ekipit të tij për sukses te mesfushori Enzo Fernandez. Ai ka folur për situatën rreth organizatorit pas spekulimeve se ai kërkohet nga Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës u transferua në Stamford Bridge nga Benfica në shkurt të vitit 2023 për një tarifë rekord britanike në atë kohë. Dhe, pas një fillimi të ngadaltë, Fernandez është kthyer në një lojtar kyç në planet e drejtuesve të njëpasnjëshëm të “blues”.

Lidhur me thashethemet se “los blancos” janë interesuar për 25-vjeçarin, Rosenior tha: “Nuk do të thotë asgjë për mua. Kur je një lojtar i klasit botëror, gjithmonë do të ketë spekulime që nuk mund t’i kontrollosh”.

“Enzo është një lojtar i Chelsea. Ai është shumë i rëndësishëm për mua. Mendoj se do të kemi një marrëdhënie vërtet të mirë dhe shpresojmë që të jetë fituese, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë”, tha Rosenior.

Ai ka aftësi ekstreme, teknikisht është i jashtëzakonshëm, mbulon shumë terren. Enzo është një atlet shumë i mirë. Mund të përfundojë, mund të shënojë, arrin shumë mirë në zonë kur luan më lart si një sulmues me tetë ose një numër 10”, shtoi Rosenior.

The post E kërkon Real, trajneri i Chelsea flet për argjentinasin: Kur je lojtar i klasit botëror gjithmonë do të ketë spekulime appeared first on Telesport.