E kërkon Real Madrid, por ëndrra e tij është skuadra ku u rrit! Problemi? 50 mln euro karton

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni Kroos, mediat gjermane raportojnë se mesfushori po mendon rikthimin te Bayern.

Stiller ka luajtur në Mynih nga viti 2010 deri në 2021, por asnjëherë në skuadrën e parë. Ai do të ishte gati për një rikthim, sepse do të ishte një ngjitje në karrierë.

Problemi është se Stuttgart kërkon 50 mln euro për kartonin e tij. Bayern duhet të shesë Joao Palhinha, por portugezi refuzon të largohet.

The post E kërkon Real Madrid, por ëndrra e tij është skuadra ku u rrit! Problemi? 50 mln euro karton appeared first on Telesport.