Marc-Andre ter Stegen po kalon një kohë të vështirë te Barcelona. Portieri gjerman, një nga lojtarët më të rëndësishëm për katalanasit në vitet e fundit, e gjen veten përballë një situate të papritur. Me nënshkrimin e fundit të Joan Garcia, drejtuesit e klubit katalanas kanë kërkuar largimin e portierit gjerman.
Ky i fundit nuk pranon largimin dhe kërkon të qëndrojë deri në fund të kontratës. Situata, megjithatë, mund të marrë një kthesë të rëndësishme në ditët në vijim. Nga Franca raportojnë se PSG ka shprehur interes të fortë për të siguruar portierin gjerman.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique, po kërkon të forcojë pozicionin e portierit me një profil të provuar, dhe emri i Ter Stegen përshtatet në mënyrë të përkryer me idetë e trajnerit spanjoll. Përvoja e gjatë e gjermanit në garat e mëdha dhe aftësia e tij për të luajtur me topin në këmbë, e bëjnë atë një opsion interesant për parisienët.
Aktualisht, PSG ka ende një nga portierët më të mirë në botë, Gigio Donnarumma. Por, italiani nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar me PSG-në dhe largimi i tij këtë verë është shumë i mundshëm.
Në anën tjetër, PSG përveç Ter Stegen, është shumë afër transferimit të Lucas Chevalier, portierit 23-vjeçar të Lille. Ideja e Luis Enrique është që në rast largimi të Donnarumma-s, të alternojë eksperiencën e Ter Stegen me aftësitë dhe freskinë e një portieri të ri si Chevalier.
The post E kërkon një ekip më i mirë se Barcelona, Ter Stegen i buzëqesh fati appeared first on Telesport.