E kërkon “makthi” i Liverpool-it, Xavi-t i del emri në Premier League

Xavi Hernandez nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pas largimit nga Barcelona, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar. Ish-trajneri i Barcelonës pritet të rikthehet në aksion për sezonin e ri.

Mediet angleze bëjnë me dije, se Crystal Palace e sheh Xavi-n si njeriun e duhur për t’i besuar postin e trajneri duke nisur që nga sezoni i ri. Austriaku Oliver Glasner pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Crystal Palace, ndaj klubi anglez ka piketuar Xavi Hernandez.

Spanjolli ka refuzuar të gjitha ofertat që ka pasur deri më sot, për shkak se nuk përputheshin me projektin që ai ka në mendje. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e tij, për zërat e fundit që e lidhin me Crystal Palace.

The post E kërkon “makthi” i Liverpool-it, Xavi-t i del emri në Premier League appeared first on Telesport.