Fisnik Asllani ka shënuar golin e pestë në sezonin e tij të parë në Bundesligë, me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi dardanas me formën dhe nivelin e treguar deri tani konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni të ri.
Hoffenheim fitoi 3-0 ndaj Heidenheim për javën e tetë në Bundesligë, serinë e golave e hapi pikërisht Fisnik Asllani në minutën e 18-të. Pas një topi të marrë nga Andrej Kramaric, Asllani dërgoi me një goditje klasi topin në portën e mbrojtur nga një tjetër shqiptar i Bundesligës, si Diant Ramaj.
Hoffenhem fitoi me shifrat 3-1, duke u renditur në vendin e 7-të me 13 pikë. Përveç Asllanit, titullarë ishin edhe dy yjet e tjerë të Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.
Kujtojmë që javën e fundit është përfolur shumë për një interesim të Barcelonës për Fisnik Asllanit. Sulmuesi 23-vjeçar e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën e katalanasve dhe ëndrra e tij mund të bëhet realitet shumë shpejt.
The post E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video) appeared first on Telesport.










