Dikur i konsideruar si një nga talentet më premtues të kohës dhe që pritej shumë prej tij, por karriera nuk i shkoi ashtu siç ai kishte menduar. E kemi fjalën për Marco Asensio, i cili është rikthyer përkohësisht te PSG pas huazimit tek Aston Villa në gjysmën e sezonit të kaluar.
I konsideruar jashtë planeve nga Luis Enrique, Marco Asensio është në kërkim të një ekipi të ri. Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, parizienët duan shitjen përfundimtare të tij këtë verë dhe jo më marrëveshje huazimi.
Interesi nga klubet e njohura nuk është se mungon për mesfushorin me tipare sulmuese, problemi kryesor për largimin e tij mbetet paga e tij e lartë, afër 10 milionë euro në vit. Kjo, për shembull, pengoi përpjekjen e Fenerbahçes për të negociuar për të, por u tërhoq për shkak të kostos së marrëveshjes.
Në orët e fundit është përmendur edhe Benfica si një destinacion i ri i mundshëm, por Asensio duhet të bëjë një ulje për rrogën e tij, ndryshe marrëveshja mund të dështoi sërish.
The post E kërkojnë shumë klube, por ka një arsye pse Marco Asensio nuk po gjen dot ekip të ri appeared first on Telesport.