E kërkojnë Nottingham, Atletico, Besiktas dhe Galatasaray. Inter i cakon çmimin mesfushorit

Inter mund të bëjë një shitje të rëndësishme gjatë merkatos së janarit, nga e cila pritet të përfitojë 35 milionë euro. Davide Frattesi është i pakënaqur me situatën që po kalon tek zikaltrit dhe po mendon largimin.

“Sky Sport” zbulon se një nga ekipet e interesuara për mesfushorin 26-vjeçar është Nottingham Forest, gjatë këtyre ditëve pritet negociata zyrtare mes palëve.

Po ashtu ëpr mesfushorin italian ka interes konkret edhe nga 3 klube të tjera të njohura: Atletico Madrid, Besiktas dhe Galatasaray. “Colchoneros” e shohin Frattesin si një mundësi e mirë për të zëvendësuar të larguarin Conor Gallagher.

Ndërkohë që pavarësisht interesimit të dy klubeve të njohura si Besiktas dhe Galatasaray, transferimi i Frattesit drejt Superligës turke duket i vështirë për të ndodhur në këtë moment, pasi lojtari ka pretendime të tjera.

The post E kërkojnë Nottingham, Atletico, Besiktas dhe Galatasaray. Inter i cakon çmimin mesfushorit appeared first on Telesport.