Fermin Lopez nuk do të largohet nga Barcelonës, pavarësisht ofertave bujare që kanë ardhur nga Anglia. Chelsea ka ofruar si shkëmbim për yllin spanjoll sulmuesin e tyre Christopher Nkunku, por katalanasit kanë refuzuar direkt.
Manchester United po ashtu ka bërë një ofertë të bujshme për 22-vjeçarin duke foruar 70 milionë euro, por sërish është refuzuar nga Barcelona.
Edhe pse drejtuesit e klubit katalanas kanë qenë pro shitjes së mesfushorit, ka qenë Hansi Flick ai që ka dalë kundër tyre dhe ka vendosur për mbajtjen e tij në ekip. Flick e vlerëson shumë Fermin Lopez dhe e sheh atë si një lojtar shumë të domosdoshëm, i cili e ndimon shumë ekipin në rotacionin që kryen trajneri gjerman.
Flick ka dhënë “ok” e tij për shitjen e mesfushorit tjetër, Marc Casado, i cili nuk është në planet e trajnerit gjerman, ndryshe nga Fermin Lopez.
The post E kërkojnë më ngulm Man. United dhe Chelsea, Flick del kundër drejtuesve të Barcelonës për yllin e ri të mesfushës appeared first on Telesport.