Në fillim të këtij sezoni, sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, po e vendos veten si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ky kërcim në cilësi ka tërhequr interes të konsiderueshëm dhe thashetheme transferimi rreth argjentinasit.
Agjenti i tij, Fernando Hidalgo, megjithatë, i ka mohuar të gjitha këto zëra. “Asgjë nga ato që janë shkruar kohët e fundit nuk është e vërtetë, janë vetëm spekulime të çmendura“, tha agjenti për mediat spanjolle.
Më tej, kur u pyet për të ardhmen e Julian Alvarez, ai sqaroi se ajo do të jetë ende me fanellën “colchopneros”. Madje ai tha se Atletico Madrid synon të sigurojë Julian: Fanellën me numër 10 dhe një rinovim kontrate me një rritje page.
The post E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit appeared first on Telesport.



 
															






