Lamine Yamal, talenti i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, ka zgjedhur golin më të rëndësishëm të karrierës në një intervistë për “CBS News”; atë kundër Francës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”. Futbollisti i lindur në 2007 e përshkroi momentin si “një kombinim perfekt mes rëndësisë dhe bukurisë”.
Goli u shënua me një goditje të fuqishme jashtë zone, me saktësi kirurgjike, duke kaluar portierin Maignan dhe rikthyer Spanjën në lojë, nën presion të madh. Kjo “rrjetë” ndihmoi kombëtaren iberike të përmbyste rezultatin dhe të arrinte triumfin e shumëpritur në Kampionatin Europian. Yamal shtoi: “Kam tre ose katër gola që i konsideroj specialë, por nëse duhet të zgjedh një, është ky kundër Francës”.
Vetëm 18 vjeç, ai konfirmohet si një nga figurat më të shndritshme të futbollit botëror, duke kthyer këtë moment teknik në një kujtim të paharrueshëm për gjithë Spanjën dhe fituar një nga trofetë më prestigjiozë të karrierës së tij të re, “Euro 2024”.
The post E ka shënuar në një gjysmëfinale, Yamal zgjedh golin më të bukur të karrierës appeared first on Telesport.











