“E ka kërcënuar VV-në, është i zonës së Malishevës” Cili deputet i VV-së nuk e do Limajn në koalicion?

Tomorr Avdia nga A2CNN ka deklaruar në emisionin “Këndi i Debatit” se një deputet nga LVV e ka kërcënuar këtë subjekt politik se do dalin nga koalicioni në qoftë se i bashkëngjitet edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj.

Avdia tha se ky deputet i cili vjen nga Malisheva, nuk e pranon Limajn në koalicion.

“Kryetari i Kuvendit është posti kryesor. Problemi është që kjo marrëveshje mes subjekte për këtë post ju ka nxjerrë probleme VV-së brenda koalicionit. Një deputet i partisë së Albin Kurtit nuk dëshiron që Limaj të jetë pjesë e këtij koalicioni. Dhe, kjo është përball me një skenar të fuqishëm brenda. Një deputet është që nuk e dëshiron dhe ka kërcënuar VV-në se ‘në qoftë se vjen Limaj ne dalim prej koalicionit’. Është një deputet, i cili është i zonës së cilës vjen edhe vetë Limaj, për arsye korrektësie nuk ia përmend emrin. Është deputet i fuqishëm e me peshë, i cili e paragjykon dhe nuk e dëshiron këtë lloj koalicioni”, deklaroi ai në Tëvë1.

Gani Krasniqi është deputeti i vetëm nga Malisheva që përfaqëson LVV-në në Kuvendin e Kosovës./teve1.info/