Shqiponja ka kapur një qengj në një zonat e Skocisë por kjo ka shtuar frikën se zogu i madh mund të sulmojë sërish kafshët shtëpiake në Isle of Wight.
Momenti i mrekullueshëm u kap muajin e kaluar nga një fotograf amator i quajtur Douglas Currie, 74 vjeç, nga Loanhead, Midlothian, ndërsa ishte me pushime me gruan e tij.
Por pasi u shfaqën fotografitë, shefi ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Deleve tha se ata ‘dëshmuan’ se plani për lirimin e 60 shqiponjave në Isle of Wight këtë verë ishte “çmenduri”.
“Unë mendoj se ka një rrezik për kafshët shtëpiake të njerëzve – macet dhe qentë e kështu me radhë. Me të vërtetë është qesharake“, tha Phil Stocker për mediat britanike.
Currie dhe gruaja e tij panë zogun kur ata vizituan Kështjellën Duart, pranë brigjeve të Isle of Mull.
Çifti zbuloi shqiponjën e detit duke mbajtur atë që ata fillimisht mendonin se ishte një peshk i madh.
Por, ndërsa fluturoi më pranë tyre, ata e kuptuan se në fakt ishte një qengj i pajetë./panorama