Një burrë u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur një tullë në një makinë, por se gjërat nuk shkuan siç ai kishte planifikuar.
Sipas mediave të huaja, ka qenë Martin Craig ai që ka publikuar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij.
Videoja tregon një burrë që po ecte pranë një veture, përpara se të kthehej shpejt dhe të merrte një tullë aty pranë.
Ai më pas ecën drejt makinës dhe e hedh tullën në të.
Sidoqoftë, tulla “rikthehet” nga makina dhe godet njeriun në fytyrë para se të bie para tij.
Megjithatë deri më tani nuk është bërë e ditur se cili ishte qëllimi i tij – për ta vjedhur apo vetëm për ta dëmtuar veturën.