Në të kaluarën nuk kanë pasur raporte të mira, por koalicioni duket se i ka pajtuar.
Daut Haradinaj dhe Dardan Molliqaj kanë publikuar një fotografi së bashku pas lidhjes së koalicionit mes AAK-së dhe PSD-së.
Molliqaj dhe Haradinaj në të kaluarën ishte pjesë e shumë debateve politike që bëheshin në sallën e Kuvendit por edhe jashtë saj.
Po ashtu kishin shkëmbyer akuza të shumta ndërmjet vete. Por këto duket se tashmë kanë mbetur pjesë e së kaluarës.