“E gjithë bota flet për mua” – Ylli i Premier Ligës ngacmon fansat, jep sinjale të forta për transferim tek Liverpooli

Milos Kerkez ka nxitur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të tij te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni i Ligës Premier është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin hungarez, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ai ka treguar me Bournemouthin këtë sezon.

I pyetur nga media hungareze Nemzeti Sport lidhur me mundësinë e një lëvizjeje drejt Liverpoolit, Kerkez u përgjigj:

“Natyrisht, gjithmonë diçka rrjedhë në lajme. Mendoj se është normale që nëse luan mirë dhe skuadra bën mirë, atëherë ju përfundoni në lajme dhe në faqen kryesore dhe të gjithë flasin për ty. E shoh këtë si diçka që më nxit të shtyjë përpara. E gjithë kjo nuk më thyen mua, por as nuk më ngre vetëbesimin. Më mëson përulësinë dhe më motivon mua.”

Arne Slot, trajneri i ri i Liverpoolit, raportohet se po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes këtë verë, pasi Andrew Robertson ka treguar një rënie në formë gjatë sezonit 2024/2025.

Liverpooli nuk do të ndalet me kaq: pas zyrtarizimit të Jeremie Frimpong, në listë për transferim qëndron edhe Florian Wirtz.